Albian Ajetit i është ulur dënimi nga tri në dy ndeshje moslojë, pasi ankesa e Luganos u pranua pjesërisht.
Vendimi i mundëson sulmuesit të jetë në dispozicion për ndeshjen e Kupës së Zvicrës kundër St. Gallenit, më 2 dhjetor.
Ajeti ishte dënuar fillimisht me tri ndeshje pas kartonit të kuq që mori pikërisht ndaj St. Gallenit në kampionat. Lugano e humbi atë përballje me rezultat 5:0.
Sulmuesi 29-vjeçar, i huazuar te Lugano nga Baseli, ka shënuar gjashtë gola në 15 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.






