Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të partisë, të cilat synon t’i përmbyllë brenda gjashtë muajve. Sipas njoftimit të partisë, qendrat e saj në Kosovë po hartojnë kalendarët zgjedhorë dhe po përditësojnë listat e anëtarësisë.
Përgatitjet u diskutuan në një mbledhje me drejtuesit e qendrave të Vetëvendosjes. Në takim morën pjesë kryetari i partisë dhe kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe drejtues të tjerë të partisë.
Zgjedhjet e brendshme u shpallën më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm. Vetëvendosje tha se synon të zhvillojë një proces gjithëpërfshirës, demokratik dhe të mirëorganizuar.
Në mbledhje u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për çështje të organizimit të partisë.






