Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, atë e priti komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ceremoninë më të lartë ushtarake.
Gjatë vizitës, presidentja u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton Ekonomia Online.









