Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shprehu keqardhje që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, nuk morën pjesë së bashku në manifestimet për Ditën e Alfabetit Shqip në Manastir.
Duke folur në emisionin “Click Plus”, Taravari tha se Rama mori pjesë në manifestimin qendror të 22 Nëntorit, që u mbajt gjatë ditës, ndërsa Kurti ishte i pranishëm në aktivitetin e mbrëmjes.
Taravari tha se mungesa e një paraqitjeje të përbashkët i kishte rënë në sy dhe e lidhi atë me zhvillimet politike të viteve të fundit.
“Por, kështu janë politikat në 5-6 vitet e fundit”, tha ai.






